Telegrafi

Al-Khelaifi: Nëse e dua Sanchezin, flas direkt me Wengerin

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar interesimin e tyre në sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Raportet e mediave kanë lidhur PSG-në me 28-vjeçarin kilian dhe pohojnë se janë zhvilluar takime të ndryshme dhe janë arritur edhe marrëveshje.

Lexo po ashtu Monaco rivalizon PSG-në, kanë gati ofertën e ‘çmendur’ për Sanchezin

Megjithatë, Al-Khelaifi thotë se do të shkojë direkt te menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger nëse dua Sanchezin.

“Nëse unë e dua Alexis Sanchezin, do të flas direkt me Arsene Wengerin”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

“Ne kemi respekt për Arsenalin [dhe kemi] gjithashtu marrëdhënie të shkëlqyera”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/