Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se klubi i tij ka nënshkruar me një sulmues të shkëlqyeshëm pas transferimit të Mauro Icardit nga Interi.
Icardi ishte persona ‘non grata’ në Inter pasi fillimisht iu hoq shiriti i kapitenit dhe më pas për dy apo tre muaj nuk luajti me skuadrën.
Në fund të sezonit u kthye të luaj përsëri me ekipin, por raportet mbetet të thyera në mes palëve.
Interi e hodhi në treg nga fillimi i verës, por arriti të sigurojë një transferim vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar te PSG.
“Ai është një sulmues me të vërtetë i shkëlqyeshëm dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Corriere dello Sport.
“Numrat e tij në Serie A vërtetojnë se ai është një lojtar i mirë dhe ne po e mbështesim atë”.
Gjigantët francezë kanë një mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit, për një shifër të raportuar prej 70 milionë euro dhe Al-Khelaifi nuk e mohon këtë.
“Do ta shohim…”, tha presidenti i PSG-së në fund kur u pyet për blerjen e Icardit. /Telegrafi/