Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka reaguar pas shortit të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Fati i shortit të Ligës së Kampionëve ka bërë që gjigantët francezë të Parisit të takohen me fituesin aktual të këtij evenimenti, Real Madridin.
Kjo përballje cilësohet si takimi më i fortë i kësaj faze pasi të dy skuadrat ishin ndër më favoritet për ta fituar gjithë trofeun.
Pas shortit ka folur presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, i cili ka thënë se Mbretërit janë një kundërshtar që kanë respekt për ta, por janë gati për tu përballur me ta.
“Ne kemi respekt të madh për Real Madridin. Do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.
“Tifozët do të kenë momente magjike të futbollit në udhëtim dhe në Parc des Princes”.
“Siç them gjithmonë, ne duhet të jemi të gatshëm për të luajtur ndaj të gjitha ekipeve dhe ne do të jemi gati”, përfundoi presidenti i PSG-së.
Ndryshe, ndeshjet e fazës së eliminimit direkt zhvillohet më datë 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars. /Telegrafi/