Site icon Telegrafi

Al Jazeera raporton se buldozerët izraelitë kanë shtypur palestinezët jashtë spitalit të Gazës

Al Jazeera ka raportuar se buldozerë izraelitë janë duke shtypur palestinezë të sëmurë dhe të plagosur jashtë një spitali në Rripin e Gazës.

Reporteri Anas al-Sharif ka raportuar se buldozerët kanë shtypur njerëzit në tendat ku po strehoheshin jashtë spitalit, Kamal Adwan.

Lexo po ashtu Të paktën 14 të vdekur në sulmin ajror izraelit në Gaza

Gazetari ka publikuar edhe një video jashtë spitalit ku shihen edhe viktimat dhe gjurmët e buldozerit.

“Një masakër e frikshme dhe skena të papërshkrueshme. Ajo që pushtimi izraelit bëri brenda spitalit Kamal Adwan është një krim i tmerrshëm kundër qytetarëve dhe personelit mjekësor”, shkroi al-Sharif në platformën X.

“Dhjetëra të zhvendosur, të sëmurë dhe të plagosur u varrosën të gjallë. Buldozerët e okupimit [izraelitë] shkelën tendat e njerëzve të zhvendosur në oborrin e spitalit dhe i shtypën brutalisht”, shtoi as-Sharif.

Ndryshe, mbi 19 mijë palestinezë dhe izraelitë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, duke përfshirë 63 gazetarë (56 palestinezë, 4 izraelitë dhe 3 libanezë) dhe mbi 100 punonjës të ndihmës së UNRWA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version