Site icon Telegrafi

Al Jazeera publikon pamjet kur gazetari i këtij televizioni mëson se nga sulmet ajrore izraelite i janë vrarë, gruaja – vajza e djali

Anëtarët e familjes së ngushtë të gazetarit të televizionit Al Jazeera nga Katari, kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelite në Gazë, ka njoftuar ky televizion.

Gruaja, vajza dhe djali i korrespondentit arab të Al Jazeera, Wael Dahdouh janë anëtarët e familjes së tij që u vranë kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.

Këtë e ka bërë të ditur kryeredaktori i televizionit Al Jazeera, Mohamed Moawad, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Izraelitët publikojnë pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës, IDF-ja thotë se pas operacionit janë rikthyer në territorin e Izraelit

“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm Wael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm derisa po raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moawad.

Në anën tjetër, IDF-ja izraelite ka publikuar pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës dhe pas përfundimit të një operacioni janë tërhequr në territorin e Izraelit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version