Marco Verratti duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Paris Saint Germain.
Mesfushori italian karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite, ku ofertat për të nuk mungojnë.
Al Hilal është skuadra më e interesuar për italianin dhe ata kishin bërë një ofertë prej 30 milionë eurove, por që ishte refuzuar nga PSG.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano tanimë ka njoftuar se Al Hilal ka bërë një ofertë të dytë dhe të përmirësuar për t’i fituar shërbimet e Verrattit.
Skuadra arabe ka ofruar 45 milionë euro, por duket se as kjo ofertë nuk do të pranohet.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi nuk e ka ndërmend ta pranojë këtë ofertë, pasi pretendon të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e italianit.
Liverpool dhe Atletico Madrid gjithashtu kishin shprehur interesim për Verrattin, por skuadrat evropiane u tërhoqën kur kuptuan çmimin e lartë të mesfushorit italian. /Telegrafi/