Milani është duke u përballur me konkurrencë të fortë për sulmuesin e Atletico Madridit, Alvaro Morata.
Sipas Relevo në Spanjë, Rossonerët kanë qenë në bisedime me ish-sulmuesin e Juventusit dhe përfaqësuesit e tij për ta kthyer në Serie A.
Mirëpo, klubi italian e ka të pamundur të konkurrojë me ofertën e klubit saudit, Al-Ettifaq, që ka ofruar 40 milionë euro plus 10 milionë tjerash në formë shtesash për spanjollin.
Klubi nga Saudi Pro League sapo e ka angazhuar legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, në postin e trajnerit dhe synon të ndërtojë një skuadër të fortë.
Milani ka shpresuar ta shfrytëzojë një klauzolë të ulët në kontratën e tij për t’u larguar, megjithatë Atletico mund ta zgjedhë ofertën më të lartë. /Telegrafi/