Telegrafi

Al Ahli ka bërë ofertën e radhës, i afrohet nënshkrimit të Zielinskit

(Foto: Instagram/zielu_94)

Al Ahli është duke bërë përpjekje për t’i siguruar shërbimet e Piotr Zielinskit dhe raportohet se e ka ngritur ofertën për mesfushorin e Napolit.

Klubi nga Saudi Pro League e ka dorëzuar ofertën formale te Partenopei për polakun, meqë dëshiron një tjetër emër të njohur pas Riyad Mahrez e Roberto Firmino.

Zielinski ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe përkundër spekulimeve të ndryshme, ende nuk ka ofertë për kontratën e re. Për më shumë, klubi italian planifikon t’ia ulë pagën në kontratën e re.

Lexo po ashtu Zielinski refuzon një ofertë fitimprurëse nga Al-Ahli

Siç raporton Calciomercato.com, Partenopei janë të gatshëm ta shesin këtë verë dhe do të pranonin 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Në anën tjetër, klubi saudit është i bindur se do ta arrijë marrëveshjen, derisa futbollistit i është ofruar pagë në vlerë prej rreth 15 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/