Telegrafi

Akuzuesja e Greenwood thyen heshtjen, falënderon të gjithë pas publikimit të skandalit

Policia vazhdon hetimet ndaj ylli të Manchester Unitedi, Mason Greenwood, por gruaja 18-vjeçare, Harriet Robson, që e akuzoi atë për dhunë seksuale në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë ditëve të fundit.

Imazhet dhe audiot e shpërndara nga akuzuesja në mediat sociale të dielën u bënë shpejt virale, me Greenwood që u arrestua nga Policia e Mançesterit më vonë atë ditë.

Sulmuesi anglez u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual, ndërsa u arrestua edhe për kërcënime për vrasje më vonë gjatë javës.

Lexo po ashtu E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram

Tani, vajza e re e cila e ka akuzuar sulmuesin, ka postuar në rrjetet sociale, duke shpërndarë një postim në Instagram të enjten.

“I jam mirënjohës të gjithëve që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi – faleminderit”.

“Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe unë jam duke pushuar nga rrjetet sociale ndërsa policia bën hetimet e saj”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Greenwood është përjashtuar përkohësisht nga Unitedi dhe kombëtarja e Anglisë.

Sulmuesi i talentuar gjithashtu ka humbur shumë para nga sponsorët, të cilët kanë ndalur bashkëpunimin me të. /Telegrafi/