Gjykata në Gjermani ka njoftuar se bullgari i akuzuar për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova, ka pranuar se e kishte sulmuar gazetaren dhe se mund të ekstradohet te autoritet bullgare.
“Së shpejti mund të pritet ekstradimi i të akuzuarit. I arrestuari ka pranuar në gjyq që më 6 tetor të vitit 2018 ka pasur një mosmarrëveshje verbale me viktimën. Ai ishte nën ndikim të alkoolit dhe drogës dhe kështu goditi viktimën në fytyrë, me ç’rast ajo është rrëzuar në tokë të cilën më pas e ngritur nga toka dhe e ka hedhur në një vend tjetër, duke u largua nga vendi i ngjarjes”, thuhej në komunikatën e lëshuar autoritetet gjermane, transmeton Telegrafi.
Në komunikatë gjithashtu thuhet, se 21-vjeçari i akuzuar për vrasje që ishte kapur më 10 tetor sipas një fletarresti ndërkombëtar, ka deklaruar se gjatë marrjes në pyetje “se nuk ka dashur ta vrasë viktimën dhe kategorikisht ka mohuar akuzat për përdhunim”.
Në natën e 10 tetorit, 21-vjeçari me shtetësi bullgare, Severin Krasimirov është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se kishte përdhunuar dhe vrarë 30-vjeçaren Viktoria Marinova, gazetaren e televizionit TVN.
Vrasje është kryer në pjesën veriore të qytetit bullgar Ruse gjatë 6 tetorit, kurse besohet se Krasimirov menjëherë kishte ikur në Gjermani. /Telegrafi/