Site icon Telegrafi

I akuzuari për sulmin ndaj gazetarëve në Shkup, vitin e kaluar, ndjehet i pafajshëm

Sot është mbajtur seanca për dy gazetarët e “A1on” të sulmuar në vitin e kaluar gjatë protestave të “Për Maqedoni të përbashkët”.

Gjykatësja Snezhana Bundalevska e lexoi aktakuzën për sulmin ndaj gazetarëve Aleksandar Todeski dhe kameramanin Vlladimir Zhellçeski, kurse i akuzuari Matija Kanikov u deklarua si i pafajshëm.

Rasti ndodhi më 28 shkurt të vitit të kaluar. Gazetarët kanë refuzuar që të legjitimohen nga një grup protestuesish sepse nuk kanë qenë zyrtarë, prandaj edhe janë sulmuar. Vetëm i akuzuari mundej të identifikohet nga grupi që sulmoi gazetarët./Telegrafi/

Exit mobile version