Site icon Telegrafi

I akuzuari për vrasjen e dhjetëra njerëzve në Zelandë të Re paraqitet në gjykatë

Njeriu i akuzuar për vrasjen e dhjetëra njerëzve në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re është shfaqur në gjykatë dhe do të mbahet i arrestuar. Ai do të paraqitet më 5 prill përsëri në gjykatë.

Në një paraqitje të shkurtër të shtunën në mëngjes, sipas kohës lokale, burri australian, 28-vjeçari Brenton Harrison Tarrant nuk aplikoi për garanci.

Lexo po ashtu I rrëmbeu armën terroristit, por nuk diti ta përdorte atë - ndërron jetë burri që u kacafyt me terroristin në Zelandë të Re (Foto)

I prangosur dhe i veshur me një mantel të burgut, ai u shfaq i qetë gjatë paraqitjes së tij tre minuta, duke vështruar rreth një salle të mbushur plot. Ai nuk ishte i detyruar të fliste.

Ai u akuzua për vrasje, megjithëse gjyqtari tha se ishte “e arsyeshme të supozohej” se do të kishte më shumë akuza.

Lexo po ashtu Masakra në Zelandë të Re, autori kishte në plan të vriste Merkel dhe Erdogan – zbulohet çfarë tjetër “në mendje” kishte terroristi

Ndryshe gjatë një sulmi në një xhami në Zelandë të Re, derisa po kryenin lutjet e së premtes janë vrarë rreth 50 persona.

Terroristi, derisa kishte kryer krimin e shumëfishtë kishte vendosur që ta publikonte atë Live në Facebook.

Ndërkohë liderët botërore kanë reaguar pas sulmeve terroriste në Zelandë të Re ku janë raportuar rreth 50 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Kancelarja gjermane, Anglea Merkel, tha se bota është e bashkuar kundër terrorizmit.

Edhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ngushëlloi për jetët e humbura.

Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, e ka përshkruar ngjarjen si lajm të trishtueshëm.

Lexo po ashtu Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)

Këtë sulm e ka dënuar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke thënë se janë bashkë kundër atyre që duan të shkatërrojnë shoqëritë tona.

Gjithashtu, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se sulmi në Zelandë është shembull i rritjes së racizmit dhe islamofobisë.

Sulmin e ka dënuar edhe kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, që njëjtë si Erdogan ka thënë se këto akte janë pasojë e islamofobisë dhe politikave kundër myslimanëve. /Telegrafi/

Exit mobile version