Turisti britanik që e akuzoi për helmim një hotel në Cape Verde të Afrikës, u dënua me 20 mijë euro, kur kompania turistike gjeti disa fotografi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale.
Justin Miller nga Penarth i South Wales, që pushoi në një hotel me pesë yje, ku është kthyer në shtëpi, ngriti akuzën me pretendimin se pushimi e la me bark qitje, dhimbje barku, vjellje dhe ethe, transmeton Telegrafi.
Sipas 40-vjeçar, helmimi tij ishte si pasojë e ushqimit të papërpunuar, higjienës së dobët, por fotografitë tregonin të kundërtën.
“Ushqimi më i mirë kinez, që kam ngrënë ndonjëherë”, kishte shkruar Miller në njërën fotografi, ku shfaqej restoranti ku hëngri.
Në imazhin tjetër, ai shfaqte një gotë me birrë, si dhe shënimin se është duke e pritur grupin e shokëve.
Kur u zbulua mashtrimi që bëri, një gjykatë në Cardiff e gjeti fajtor për pandershmëri dhe e dënoi me 20 mijë euro gjobë. /Telegrafi/