Aleks Ago, 45-vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit të Devollit për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçari.
Burime të siguruara thanë se ka qenë vet 15 vjeçari ai që ka denoncuar rastin në policinë lokale pasi sipas tij, 45-vjeçari babai i tre fëmijëve ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.
Pas denoncimit policia ka shkuar në banesën e Aleks Ago për të kryer shoqërimin e tij por nuk është gjetur ndërkohë që vetëm mbrëmjen e djeshme 45-vjeçari është vetë-dorëzuar tek uniformat blu të komisariatit të Devollit.
Prokuroria ka filluar hetimet për ngacmim seksual. /Telegrafi/