Një 58-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushëririt të tij, në fshatin Prush.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushuririt të tij, në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/