Telegrafi

Akuzohet për mashtrim dhe rrezikon pesë vite burg, Ancelotti thyen heshtjen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është përgjigjur në pyetjen e bërë rreth akuzave për mashtrim dhe rrezikut për t’u dënuar me rreth pesë vite burg nga Prokuroria e Madridit.

Real Madrid bëri një paraqitje shumë zhgënjyese kundër RB Leipzig të mërkurën mbrëma, duke barazuar 1-1, por ata kaluan në çerekfinale falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në udhëtim.

Pas ndeshjes, trajneri i Los Blancos, Ancelotti, nuk u pyet vetëm për lojën, por edhe për disa akuza për mashtrim fiskal të cilat dolën në media gjatë ditës së djeshme (e mërkurë).

Ancelotti rrezikon rreth pesë vite burg dhe mbrëmë ka konfirmuar se do t’i kundërshtojë akuzat në gjykatë.

Lexo po ashtu Prokuroria kërkon gati pesë vite burg për Ancelottin, akuzohet për dy krime kundër Thesarit Publik

“Është një histori e vjetër, e vitit 2015. Prokuroria mendon se kam qenë banor i Spanjës (në atë kohë) dhe nuk kam qenë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Paratë tashmë janë në Prokurori. Tani i takon avokatit të gjejë një zgjidhje”.

“Jam i bindur që nuk kam qenë banor dhe jam i pafajshëm. Le të shohim se çfarë thotë gjyqtari”, përfundoi italiani. /Telegrafi/