Site icon Telegrafi

Akuzohet për falsifikim të dokumenteve, shtyhet seanca gjyqësore për Luiz Ejllin

Në Gjykatën e Fierit është shtyrë sërish seanca për këngëtarin Luiz Ejlli.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares. Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do zhvillohet seanca gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën për këngëtarin Ejlli.

Luiz Ejlli akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, raporton Shqiptarja.com.

Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria e Fierit do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme. /Telegrafi/

Exit mobile version