Telegrafi

Akuzoheshin për hyrje ilegale në Britani të Madhe, shtyhet seanca gjyqësore ndaj dy shqiptarëve për shkak se nuk kishte përkthyes

Procesi gjyqësor ndaj dy të rinjve shqiptarë nga një vend i vogël bregdetar në juglindje të Francës, është shtyrë për shkak të problemeve që i kishin me gjuhën.

Bëhet fjalë për Valdet Tafhasajn dhe Fatlind Cenajn, të cilët akuzoheshin për hyrje ilegale në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.

Megjithatë procesi gjyqësor është dashur të shtyhet për një datë tjetër, pasi në gjykatë nuk kishte një përkthyes të gjuhës shqipe.

Në kohën kur po zhvillohej procesi gjyqësor në sallë gjendej prezent një përkthyer italian. E pasi që gjykatësit e kuptuan se njëri nga të akuzuarit kishte kaluar disa vite në Itali, menduan se mund ta kuptojë gjuhën atij vendi.

Kështu ai filloi t’i përkthej bashkëkombësit të tij të gjitha ato që i thoshte përkthyesi italian që interpretonte fjalët e gjykatësit.

Sidoqoftë, edhe kjo teknikë doli të jetë e pasuksesshme, pasi ishte kundër protokollit të gjykatës ku ndalohet rreptësisht që i dënuari t’ia kumtoj dënimit një të dënuari tjetër.

E për të informuar të akuzuarit për seancën e radhës, gjykatësi ka përdorur aplikacionin e famshëm Google Translate. /Telegrafi/