Akuzohen për zhvatje të pacientëve me Covid-19 , Prokuroria e Tiranës kërkon shtatë vite burg për sanitaren dhe nga gjashtë vite burg për katër infermierët
Klaudjo Jonuzaj
Prokuroria e Tiranës ka lexuar pretencën në çështjen gjyqësore ndaj Tire Alldervishit, sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” e akuzuar për pjesëmarrje në një skemë zhvatjeje të pacientëve gjatë pandemisë COVID-19.
Për Alldervishin, Prokuroria kërkoi një dënim me 7 vite burg për akuzën e “mashtrimit në bashkëpunim”, më shumë se një herë dhe që ka sjellë pasoja të rënda.
Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar fajësi edhe për infermieret Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj dhe Sheqere Koci për akuzën e “mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës” dhe dënimin e tyre me nga 6 vite burg.
Sipas prokurorisë, të pandehurat kishin krijuar një skemë për zhvatjen e pacientëve të spitalit. Ato dyshohet se merrnin përfitime të paligjshme nga familjarët në këmbim të shërbimeve spitalore. /Telegrafi/