Një grup prej 26 shqiptarësh dolën sot (e hënë) para Gjykatës Penale të Saint-Etienne, për përfshirje në vjedhjen e 200 stolive në Auvergne Rhône-Alpes.
Të akuzuarit ishin 19 shqiptarë nga Shqipëria dhe 7 të tjerë nga Kosova, ku do të mbrohen nga 15 avokatë, ndërsa procesi gjyqësor do të ndihmohet nga katër përkthyes.
Njëri nga të akuzuarit, dyshohet edhe për përfshirjen në një vrasje në Zvicër.
Kryesuesi i seancës François Bouriaud, tha se viktima të grupit të shqiptarëve janë 140 persona, ndërsa mendohet se të dyshuarit janë përfshirë në 192 raste të vjedhjeve, duke përfshirë këtu persona të moshave nga 25-60 vjeç.
Në momentin që po zhvillohej seanca ishin të pranishëm rreth 15 persona që mendohet të kenë qenë pre e grabitësve.
Sipas hetuesve, mendohet se si bazë për planifikimin e grabitjeve ka shërbyer një shoqatë shqiptare me qendër në Firminy (Loire).
Sipas mediave zvicerane, vjedhjet janë kryer natën në periudhën nga fundi i vitit 2015 deri në fund të vitit 2018.
Rreth 700 bizhuteri të vjedhura do të ekspozohen në sallën e gjyqit për t’u gjetur pronarët e tyre.
Po sipas të njëjtave raportime ne zbulimin e rastit dhe fakteve kanë ndihmuar edhe organet shqiptare./Telegrafi/