Matthew Hedges nga Britania e Madhe u dënua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe për burgim të përjetshëm, tha familja e tij.
Studenti 31-vjeçar në Universitetin Daram Hedges u arrestua në aeroportin e Dubait më 5 maj nën akuzat për spiunazh, njoftoi AP.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të Hedges.
Hunt tha se ishte i tronditur nga vendimi dhe se ky rast do të kishte “pasoja për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat duhet të bazohen në besim”.