Prezantuesja e televizionit rus, Tina Kandelaki pohoi në gazetën ruse Rossiyskaya Gazeta në fillim të kësaj jave se këngëtarja Katy Perry u përpoq ta puthte në një festë pa pëlqimin e saj.
“Një herë më ftuan në një festë private me Katy Perryn, ku ajo, duke qenë shumë e lezetshme, më zgjodhi mua si një objekt për manifestimin e pasionit të saj”, tha Kandelaki, 43 vjeçe, sipas StarHit. “Arrita të luftoj, stërvitja e forcës nuk ishte e kotë dhe Katy menjëherë gjeti një viktimë të re për puthje, përqafime dhe vallet e ndyra”.
Ajo vazhdoi: “Me sa mund të them, nuk pati viktima në festë, por nuk do të befasohem me rrjedhën e kujtimeve të fansave të pakënaqur që me vite e bartnin këtë brenda vetes, dhe tani ata papritmas kujtuan dinjitetin e sharë”, shkruan Page Six, transmeton Telegrafi.
Perry, 34 vjeçe, aktualisht është e fejuar me aktorin Orlando Bloom, por në Los Angeles Gala 2017, ndërsa pranoi çmimin Kombëtar të Barazisë, ajo foli hapur për seksualitetin e saj, ndonëse ishte rritur me një sfond të rreptë fetar.
Kandelaki i bëri akuzat e saj ditë të tëra pasi modeli Josh Kloss, i cila u shfaq në videoklipin muzikor “Teenage Dream” të Perryt, akuzoi yllin e popit se ekspozonte penisin e tij te një turmë njerëzish në një festë.
“Njëherë solla me vete një mik timin që p vdiste ta takonte dhe kur u takuam me Katyn u përqafuam. Mirëpo kur desha t’ia prezantoj mikun tim, ajo mi zhveshi tutat e mia Adidas dhe të brendshmet dhe më pas ua tregoi disa miqve të saj gej penisin tim. E imagjinoni dot sa patetik dhe i turpëruar po ndjehesha? “Po e shkruaj këtë sepse të gjithë mendojnë se burrat me pushtet janë perversë! Mirëpo gratë me pushtet janë po aq të shpifura. Kam fituar vetëm 650 dollarë nga paraqitja në atë videoklip”, ka deklaruar modeli i njohur.
Ndërkohë, vet këngëtarja e famshme nuk ka komentuar deri më tani këto akuza kundrejt saj. /Telegrafi/