Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, komentoi sot me ironi deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, se operacionet e policisë dekonspiroheshin nga brenda radhëve.
“Në lidhje me deklaratën e ish-drejtori, kur nuk e di drejtori kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri këtë gjë”, tha Çuçi.
“Ajo është në hapësirën e informacionit që ka drejtori i përgjithshëm i policisë. Do të hetojmë dhe pa diskutim do të përfshihet edhe ish-drejtori i Policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të goditur këdo që dekonspiron nga brenda operacionet e policisë”.
Dy ditë më parë, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, tha për një media franceze se operacionet e policisë në Shqipëri dekonspirohen. Ai tha se 14 kriminelë u arratisën si pasojë e informacionit të marrë përpara se të arrestoheshin nga uniformat blu. /A2 CNN/