Telegrafi

Akuza të reja ndaj Kevin Spaceyt për keqtrajtim seksual të meshkujve

Kevin Spacey (Foto: Getty Images)

Policia është duke i hetuar edhe tri raste për keqtrajtim seksual nga ana e Kevin Spaceyt – raporton BBC.

Duke i përfshirë edhe akuzat e mëparshme, do të thotë se vetëm policia londineze është duke i hetuar në total gjashtë raste – pesë për shkak të keqtrajtimit seksual dhe një për sulm.

Kevin Spacey (Foto: Getty Images)

Nga muaji shkurt deri në muajin prill të këtij viti, policia ka pranuar ankesa se aktori i famshëm i kishte keqtrajtuar meshkujt në Londër dhe në Gloucester.

Akuzën e parë ndaj 58-vjeçarit e kishte bërë aktori Anton Rapp në nëntor të vitit 2017.

Lexo po ashtu Lajmet për Kevin Spacey

Rapp kishte thënë se fituesi i Oscarit e kishte sulmuar dhe keqtrajtuar seksualisht kur ai ishte vetëm 14 vjeçar.

Kevin Spacey (Foto: Getty Images)

Spacey kishte thënë se nuk e mbante mend, porse kishte kërkuar falje publike për atë rast.

Nga ajo kohë, ishin ngritur shumë akuza kundrejt tij, mirëpo aktori i ka hedhur poshtë të gjitha.

Kevin Spacey është fitues i dyfishtë i çmimeve Oscar, për rolet e tij në filmat “American Beauty” (2000) dhe “Usual Suspects” (1996). /Telegrafi/