Site icon Telegrafi

Akuza për marrje të subvencioneve nga zyra e kryeministrit, përplasen deputetët nga komuniteti egjiptian

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u votua në lexim të parë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pati përplasje mes deputetëve nga komuniteti egjiptian.

Deputeti Veton Berisha i bëri thirrje deputetit tjetër Elbert Krasniqi që të votojë këtë Projektligje, kurse Krasniqi refuzoi ta bënte një gjë të tillë, duke thënë se Berisha po e jep votën për interesa personale.

“E kam një porosi dhe dua ta përcjelli te bashkombasi im, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili e përfaqëson komunitetin egjiptian, në emër të atij komuniteti që më ka porosit ta ftoj deputetin ta votojë këtë projektligj për shkak që është në interes të këtij komuniteti që e dimë të gjithë se në çfarë gjendje është. Këtu jemi të thirrur me e përkrah dhe me e votu një ligj, sidomos unë dhe Elberti të zgjedhur nga ai komunitet, sidomos me i mbrojte interesat e atij komuniteti që na ka sjellë këtu… Si vëlla i komunitetit të përbashkët, e ftoj deputetin Krasniqi kësaj here ta mbështes komunitetin e tij që e ka pru këtu”, ka thënë Berisha.

Mirëpo për këtë reagoi deputeti Elbert Krasniqi, i cili tha se kërkësa e Berishës është qesharake, derisa akuzoi këtë të fundit se ka marrë subvencione nga Zyra e Kryeministrit.
“Është edhe qesharake, edhe naive kjo thirrje. Kujtoj që kjo qeveri nga pakoja emergjente fiskale, masë emergjente që t’i ndihmojë komunitetin, nuk e ka implementu. Është e vetmja masë që nuk e ka implementu….. Vetoni sot nuk ka arsye me votu, Vetoni sot ka arsye me i kushtëzu, e jo të bëj thirrje për këso pazare… Unë e kuptoj që ky është vetëkënaq që këtë edhe klanin e tij Zyra e Kryeministrit e ka mbështetur me subvencione që duhet t’u shkojë deri në fund edhe hetuesia”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version