6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura.
Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe tre njerëz të drejtësisë dhe konkretisht një gjyqtar dhe dy ndihmës ligjore.
Këtu në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figurës
Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë nën shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese i japin të drejtë Vettingut.
Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession disprpocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.
Me mbylljen e procesit të Vettingut në KPK, mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset këtu në Strasburg.