Mbase ju tingëllon çuditshëm, por nënat janë të kënaqura me këtë ide
Një nënë arriti në një ide të shkëlqyeshme se si ta freskojë beben e saj të vogël kur bën vapë – ka bërë një lëpirëse nga qumështi i saj.
Për habinë e saj, shumë nëna e mbështetën atë, duke theksuar se ky është një “trajtim” ideal edhe për foshnjat kur u dalin dhëmbët, transmeton Telegrafi.
Kjo vërtet nuk duhet t’ju duket e habitshme, bebja deri në gjashtë muaj vetë thithë dhe përse asaj t’i bëni diçka që nuk ka sheqer dhe shtesa të ndryshme.
Qumështi i nënës është më i shëndetshëm, vetëm ftoheni dhe jepjani bebes suaj, gjatë ftohjes nuk do të humbet asnjë përbërës ushqyes.
Për këtë “ëmbëlsirë” të thjeshtë por të shijshme duhet të kini kallëp për akullore dhe pompën për shtrydhjen e qumështit.
Kjo është e gjitha, zakonisht nevojiten midis 4 dhe 8 orë që tretja të ngrijë mjaftueshëm dhe fëmija juaj mund të kënaqet.
Shikoni si po kënaqen bebet:
Nëse bebja nuk di të mbajë akulloren, kjo nuk duhet të jetë pengesë, ndihmojeni ta shijojë atë.
Këshillë dhe paralajmërim i dobishëm: Kjo vlen vetëm për qumështin e gjirit, mos provoni me qumësht formulë, sepse yndyra që përmban formula do të ndahet, gjë që mund të ndryshojë shijen dhe përbërjen. /Telegrafi/