Duhen edhe 3 muaj deri në përfundim të stinës së dimrit mirëpo bora dhe i ftohti i tij, e zuri të “papërgatitur” Komunën e Podujevës.
Rrugët e fshatit Letanc të mbuluara me borë e cila tanimë ishte kthyer në akull, e vështirësonin qarkullimin në këtë fshat.
E të mërzitur mbi gjendjen e rrugës nuk dukeshin aspak fëmijët të cilët vazhdonin të rrëshqisnin pa asnjë ankesë.
Përveç njërit prej tyre. Ai pati një shqetësim lidhur me gjendjen e rrugës.
Përgjegjëse për gjendjen në të cilën gjenden rrugët e vendeve rurale, komuna e Podujevës lë Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Zëdhënësi për marrëdhënie me publikun në këtë komunë, Fatri Zhitia tha se tenderi për pastrimin e rrugëve është hapur qysh në maj të vitit të kaluar mirëpo tutje lënda ka mbeture në OShP.
Zhitia për KIKS-in tha se komuna të vetmen zgjidhje po e sheh lidhjen e një kontrate të negociuar në të cilin është duke punuar, për të kontraktuar një kompani sa më shpejtë që munden.
Derisa komuna të kontraktojë një kompani, zgjidhja e vetme e qytetarëve të Podujevës është që të mos bie borë.