Pasi pushteti lokal mbeti pa mandat, me formimin e qeverisë së re dhe zgjidhjen e krizës politike është aktualizuar tema për mbajtjen e referendumit në Vallandovë, ku deri tani janë mbledhur 2,200 nënshkrime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në zyrën rajonale të KSHZ-së janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme para skadimit të mandatit të kryetarëve të komunave, ndërsa Këshilli i Komunës së Vallandovës në seancën e radhës duhet të nënshkruajë referendumin. Për momentin nuk ka informacione për datën kur qytetarët do të mund të deklarohen rreth ndërtimit të xeherores në rajonin e Vallandovës.
Nga iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” kërkojnë të nënshkruhet referendumi në të cilin qytetarët do të mund të deklarohen, jo vetëm për xeheroren në Kazandoll, por edhe për hapjen e mundshme në të ardhmen të xeheroreve në gjithë territorin./Telegrafi/