Site icon Telegrafi

Aktrimi, një nga ëndrrat e Ronaldos pasi të pensionohet nga futbolli

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

Superylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se do t’i pëlqente të luajë në një film pasi të pensionohet nga futbolli.

34-vjeçari vazhdon të jetë në formë fantastike dhe pensionimi i tij nuk duket afër, mirëpo ai ka thënë se do të heqë do të nga sporti në momentin kur nuk mund të luajë ashtu siç dëshiron.

Dhe kur të ndodhë kjo, CR7 planifikon ta realizojë ëndrrën e tij dhe të luajë së paku në një film hollivudian.

“Para disa vitesh, mosha e luajtjes ishte deri në 30 apo 32 vjet, por tash mund të takosh futbollistë që luajnë në fushë edhe pas moshës 40 vjeçare”.

“Në çastin kur trupi im nuk do të reagojë në mënyrën e duhur në fushë, atëherë do të jetë koha për t’u larguar. Planifikoj t’i vazhdoj studimet pasi të pensionohem nga futbolli”.

“Një nga gjërat që dua ta sfidoj veten, për shembull, është aktrimi në një film. Shpresoj të jetoj më shumë se 50 vjet, në mënyrë që të mësoj gjëra të reja dhe të përballem me sfida të ndryshme dhe të përpiqem të gjej zgjidhje për to”, ka deklaruar Ronaldo në konferencën sportive në Dubai. /Telegrafi/

Exit mobile version