Qeveria e Maqedonisë së Veriut e mori aktpadinë e parë për ndotjen enorme që po ndodh.
Nga ‘Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë njoftojnë se në muajin korrik, për shkak të ndotjes së vazhdueshme të ajrit, para Gjykatës Civile në Shkup është ngritur aktpadi kundër Qeverisë së Maqedonisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Bashkisë së Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo organizatë sqarojnë se aktpadia ka të bëjë për vërtetimin e shkeljes së të drejtës së mjedisit jetësor, të drejtën e shëndetit dhe se kjo aktpadi ka të bëjë prej vitit 2007 deri në vitin 2018.
Sipas tyre, duhet të ndërmerren masa të domosdoshme dhe aktivitete kundër ndotjes së ajrit dhe uljes së grimcave PM 10./Telegrafi/