Premiera shfaqjes “Sonte do të luajmë pa tekst”, e cila u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të premten në mbrëmje, u parapri nga një fotografi e nxehtë e Olta Gixharit duke puthur Olta Dakun në gjoksin e saj.
Imazhi i publikuar në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi dhe arriti në media, kur kihet parasysh se rrallëherë ndodh që dy artiste të shfaqin afërsi të tillë në publik.
Ajo çfarë i befasoi të gjithë ishte dekolteja e Olta Dakut, e cila më herët nuk i kishte dhënë ndonjë rëndësi dukjes së saj gjatë daljeve në skenë.
“Kabare, puthje, kërcim, muzikë, aktrim, keqkuptim”, kishte shkruar Gixhari krahas fotografisë, të cilën për arsye të panjohura e kishte fshirë nga rrjetet sociale.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Gixhari dhe Daku janë pjesë e të njëjtit projekt teatror, ndërkohë që janë dhe mikesha të mira jashtë punës.