Ylli pornografik shqiptar, Alby Rydes, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimisht i vë në plan të parë hiret e saja.
Ndërkaq, kohë pas kohe kujton rrënjët duke pozuar me simbole kombëtare. Këto ditë, Alby i ka publikuar disa imazhe e veshur me rroba që të kuqe, me shqiponjën e zezë. Megjithatë, veshja e saj ka pak material dhe ajo ekspozon fizikun mbresëlënës.
“Më shumë ka vlerë mungesa ime, se prezenca jote”, shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive, në të cilën ajo ka pozuar në pjesën e sipërme, ku mban një bluzë të kuqe, të shkurtër dhe me shqiponjë të zezë përpara.
Natyrisht se në imazhin e postuar, ajo është kujdesur që t’i shihet edhe një pjesë e gjoksit.
Nga ajo që shkruan IMDb, Rydes ka lindur në Miami të Floridës dhe ka origjinë të përzier shqiptare dhe kubane.
Ajo fillimisht ka nisur të paraqitet në filmat për të rritur në vitin 2013, ndërkohë që veçohet për tatuazhet e shumta dhe pirsingët në thimtha.
Ditë më parë, Alby e ka publikuar edhe një video me shqiponjën në plan të parë, ndërsa i ka treguar edhe të pasmet, për të cilat është edhe e njohur. /Telegrafi/