Telegrafi

Aktorja rrezikon të ekspozohet në emision, askush nuk e dëgjonte çfarë po thoshte (Foto/Video)

Taraji P Henson është një oratore shumë e mirë, mirëpo gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Jimmy Fallon, Tonight, askush nuk e dëgjonte se çfarë po thoshte.

Kjo për faktin se e gjithë vëmendja e shikuesve ishte te gjoksi i aktores 46-vjeçare.

Aktorja rrezikonte që të zbulonte më shumë nga fiziku i saj.

Fustani që ajo kishte veshur, ishte shumë i hapur në pjesën e sipërme dhe ekspozonte shumë nga gjoksi i saj.

Ajo e dinte se çfarë po bënte dhe për vëmendjen që kishte tërhequr.

Kjo bëri që edhe nikoqiri i emisionit të vihej në siklet gjatë kohës sa bisedonte me të.

Jimmy Fallon e kishte të vështirë ta shikojë në sy.

Henson mori pjesë në emisionin e Fallon për ta promovuar librin e saj, “Around The Way Girl: A Memoir’. /Telegrafi/