Aktorja e njohur Lyra Xhoci ka kujtuar së fundmi një nga datat më të veçanta, por edhe të trishtueshmet në jetën e saj.
Më 22 korrik të vitit që shkoi, kur ajo edhe mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj në një ambient të bukur detar dhe romantik.
NJë vit më vonë, aktorja e hit-serialit “Kafeneja jonë”, ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh nga ku kujtim, por edhe nga kujtimi i hidhur që ka pasi në të njëjtën ditë, asaj iu kumtua lajmi për vdekjen e gjyshes sësaj.
“Një nga ditët më të lumtura por më të trishtueshme për mua.! Në momentin kur desha të marr telefonin tim dhe të ndaja lajmet e mira me familjen time, vëllai im thirri dhe më tha që gjyshja jonë ka ndërruar jetë! Ajo në thelb ishte nëna ime e dytë! Një gjysmë gotë verë më dehu atë natë dhe unë qaja me veten në gjum! Një vit më pas, unë kam të njëjtat emocione … nuk do të qaj sonte por një gotë e plotë e verës do të ndihmojë patjetër”, ka shkruar Xhoci në Instagram
Përndryshe aktorja ka kohë që ka lënë Kosovën dhe jeton dhe vepron në shtetin kanadez. /Telegrafi/