Telegrafi

Aktorja italiane u këndon punonjësve shëndetësorë në Paris nga dritarja e apartamentit, fqinjët e duartrokasin

Në pamundësi për të dalë e kënduar në skenë për shkak të izolimit nga coronavirusi, aktorja me origjinë italiane por që jeton në Paris, Carla Bianchi, pothuajse çdo ditë u këndon punonjësve shëndetësorë dhe fqinjëve nga dritarja e katit të 12-të të apartamentit.

Ajo thotë se këngët ia kushton punonjësve shëndetësore dhe fqinjëve që po kanë durim dhe po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre dhe mjekëve që janë në vijën e parë të frontit kundër coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra qytetarë dalin ta dëgjuar që në fund e “bombardojnë” me duartrokitje, për respektin që ajo e tregon për punonjësit shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër coronavirusit.

“Çdo mbrëmje pas duartrokitjeve që u japim punonjësve shëndetësore, dalë në dritare për të kënduar. E kam kuptuar që zëri im po dëgjohet nga qetësia në apartamentet që i kam përballë dhe kështu zëri im udhëton nëpër lagje. Është e vërtetë që këngët italiane janë një lloj serenate që i bën të gjithë për vete. Audienca ime më falënderojnë për këtë performancë është diçka e mrekullueshme, ka deklaruar Bianchi.

Kujtojmë që në Francë deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë persona nga COVID-19, ndërsa konsiderohet si vendi i katërt më i godituri në botë nga kjo pandemi që u përhap pothuajse në tërë globin. /Telegrafi/