Site icon Telegrafi

Aktorja hollivudiane: Ritën e kam si motër

Ritën e ka si motër. Kështu e konsideron aktorja hollivudiane, këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Bëhet fjalë për aktoren 29-vjeçare hollivudiane, Lindsay Lohan, e cila ka pohuar se tek Rita ‘rrëfehet’ sa herë të ka ndonjë problem.

E gjithë kjo edhe në saje të afërsisë me banim, ku dyja protagonistet në fjalë jetojnë në kryeqytetin britanik të Londrës, transmeton Telegrafi.

“Rita Ora është një nga mikeshat e mia të ngushta – unë e dua atë. Atë e konsideroj si motër. Unë kam  miqësi të mirë me Ritën. Kur kam ndonjë problem, ose kur dua të flas me dikë, unë e telefonoj atë sepse ajo është shoqja ime më e mirë”, tha Lohan.

Ndërkohë, Rita pritet të vjen në Kosovë gjatë javës së ardhshme së basku me princin e Uellsit, Charles. /Telegrafi/

Exit mobile version