Lee Joo-Sil, e njohur për rolin e saj si Park Mal Soon në vazhdimin e hitit të njohur të Netflix “Squid Game”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, tre muaj pasi u diagnostikua me kancer në stomak.
Ky lajm i hidhur ka mërzitur shumë fansa, të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktores në rrjetet sociale.
“Ajo ishte një aktore fenomenale”, “Pusho në paqe”, “U prehtë në paqe”, ishin vetëm disa nga mesazhet emocionuese.
Veteran actress Lee Joo Sil passed away at age 81 after battling cancer.
She was widely recognized for her roles in Squid Game 2, Train to Busan, and The Uncanny Counter. 🕊️💔 pic.twitter.com/Y9n64OWft0
— MoviePlus📺 (@MoviePlusx) February 2, 2025
Lee Joo-Sil mësoi 30 vjet më parë se kishte kancer në gji dhe mjekët i dhanë asaj vetëm një muaj jetë.
Edhe pse ajo e mundi sëmundjen në atë kohë, u diagnostikua me kancer në stomak në nëntor të vitit të kaluar.
E lindur në vitin 1942, Lee Joo-Sil filloi karrierën e saj të aktrimit në vitin 1964.
Gjatë gjithë karrierës, ajo është shfaqur në drama të shumta koreane, duke përfshirë “Country Diaries”, “The Uncanny Counter” dhe “The Present is Beautiful”.
Përveç kësaj, ajo kishte një rol kryesor në dramën e njohur “Beauty and Innocent Boy”. /Telegrafi/