Site icon Telegrafi

Aktorja e “La Casa de Papel” rezulton pozitive me coronavirus

Njëra nga aktoret në serialin e popullarizuar spanjoll, “La Casa de Papel”, ka njoftuar fansat se ka rezultuar pozitive me coronavirus (COVID-19).

Itziar Ituño, inspektorja e njohur si Raquel në “Money Heist”, përmes një postimi të ndarë në Instagram, tregon se është mirë por paralajmëroi fansat për rreziqet e kësaj pandemie.

Ituño, 45-vjeçe, po ashtu njofton se ishte izoluar që nga simptomat e para dhe se rezultatet e testit të saj u konfirmuan të premten.

“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Publikohet traileri i sezonit të katërt të “La Casa de Papel”, është thjesht i jashtëzakonshëm, nuk mungojnë befasitë

“Rasti im është i butë dhe jam mirë po është shumë shumë ngjitës dhe shumë i rrezikshëm për njerëzit që kanë shëndet të dobët. Kjo nuk është asgjë, kini kujdes, mos e merrni me lehtësi, shumë kanë humbur jetën dhe shumë jetë tjera janë në rrezik dhe ne ende nuk e dimë se deri kur do të zgjasë kjo. Është koha e solidaritetit dhe zemërgjerësisë. Të qëndroni në shtëpi dhe të mbroni të tjerët. Tani i kam 15 ditë në vetë-izolim dhe do të shohim më tej”, ka shkruar ajo në postimin e ndarë në Instagram.

Itziar është ndër personazhet e fundit që rezultoi pozitiv me coronavirus, duke ndjekur edhe aktorët e Hollywoodit si Tom Hanks dhe Idris Elba.

La Casa De Papel

“Money Heist”, ose “La Casa de Papel” siç përmendet në gjuhën spanjolle, është seriali më i njohur në Netflix.

Sezoni i tij i katërt pritet të shfaqet më 3 prill të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version