Aktorja e njohur amerikane Dakota Johnson ka nisur pushimet në Puerto Vallarta në Meksikë bashkë me partnerin e saj Chris Martin mes raportimeve se filmi i saj Madame Web pati një fundjavë katastrofike të hapjes.
Pas komenteve negative nga kritikët e filmit, të cilët e kanë shpallur projektin e saj të fundit si një nga filmat më të këqij të super-heronjve të kohëve të fundit, 34-vjeçarja duket se po kërkon të relaksohet në plazh së bashku me partnerin e saj 46-vjeçar, shkruan DailyMail.
Aktorja e hitit “Fifty Shades of Grey” u shfaq e patrazuar derisa shijonte dallgët e detit me të dashurin e saj.
Ajo që binte në sy ishte padyshim paraqitja e saj ku ishte veshur me rroba banjo me ngjyrë të bardhë.
Martin, i cili më parë kishte qenë i martuar me Gwyneth Paltrow nga viti 2003 deri në vitin 2016, mbante dorën e Johnson teksa ata të dy u futën në oqean së bashku për t’u freskuar.
Dyshja u panë duke u relaksuar me dallgët e detit përpara se të ktheheshin në breg.
Më vonë, të dy u panë duke u tharë me peshqirë plazhi teksa po shijonin pjesën tjetër të ditës në diell.
Ndërsa përgatiteshin të largoheshin nga plazhi, Johnson kapi flokët e saj të gjatë kafe në një topuz të ngushtë. /Telegrafi/