Telegrafi

Aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner po shijon pushimet në Itali me aristokratin britanik

Marrëdhënia e Sophie Turner me Peregrine Pearson si duket është më e fortë se kurrë, në anën tjetër, romanca e ishit të saj, Joe Jonas me modelen Stormi Bree, ka dështuar.

Aktorja e serialit “Game of Thrones”, u pa përkrahë aristokratit britanik, 29 vjeç, të premten, gjatë pushimeve të tyre në Itali, shkruan Page Six.

Ajo u pa duke pirë një cigare teksa të dy ecnin së bashku nëpër rrugët e Caprit.

Foto: Sophie Turner dhe i dashuri i saj / Page Six

Ndërkohë, Pearson u pa duket shijuar një gotë verë të bardhë. Ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të bardha, të cilat i ka kombinuar me një kapele të zezë.

Turner, nga ana tjetër, kishte veshur një xhup blu të kaltër, xhinse dhe aksesorë me një çantë Louis Vuitton.

Dyshja nisën lidhjen nëntorin e kaluar, mes divorcit të vazhdueshëm të aktores me këngëtarin Joe Jonas.

Foto: Sophie Turner dhe i dashuri i saj / Page Six

Deri në janar, ajo dhe Pearson thuhet se ishin “afruar shumë me njëri-tjetrin” pasi burimet zbuluan se Turner ishte shumë e lumtur. /Telegrafi/