Site icon Telegrafi

Aktorja e “Game of Thrones” rrëfen për problemet me depresionin, Sophie Turner thotë se kishte menduar për vetëvrasje

Sophie Turner (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Ylli i serialit “Game of Thrones”, Sophie Turner, ka rrëfyer se për shkak të depresionit kishte menduar disa herë që ta vriste veten, mirëpo dashuria e kishte nxjerrë nga periudha e vështirë.

“Vuaj nga depresioni qe pesë apo gjashtë vite. Është e çuditshme. Nuk kam qenë kaq në depresion kur kam qenë më e re, por shpesh kam menduar për vetëvrasje”.

Sophie Turner (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

“Ndoshta kjo ka qenë vetëm një periudhë, mirëpo tash besoj se asnjëherë nuk do të kisha mundur të bëj diçka të tillë”, ka deklaruar aktorja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sophie Turner

Ajo ka thënë më tej se problemet me depresionin i kanë filluar që nga mosha 17 vjeçare.

“Miqtë e mi shkonin nëpër fakultete, kurse unë punoja. Jetoja me prindërit e mi dhe ndihesha e vetmuar”.

“Gjithçka u përkeqësua kur për shkak të pubertetit u trasha përnjëherë. Ishte koha kur rrjetet sociale filluan të lulëzonin”, ka treguar Sophie duke shtuar se komentet negative në internet kishin pasur akoma më shumë ndikim negativ tek ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version