Telegrafi

Aktorja e famshme takohet me Hillaryn dhe i premton: Nuk do të votojë për ty (Video)

Actress Susan Sarandon, center right, greets Sen. Hillary Clinton, during a rally calling on Congress to pass the Christopher Reeve Paralysis Act, Tuesday, May 2, 2006, on Capitol Hill in Washington. (Photo by Chuck Kennedy/MCT/MCT via Getty Images)

Në një kohë që gjithë debati në SHBA bëhet pse duhet votuar Hillary Clinton apo Donald Trump, Susan Sarandon bën apel që të mos votohet e keqja më e vogël.

Aktorja e njohur ka thënë se edhe pse është femër, nuk do të mbështesë një femër, pasi nuk voton organi i saj gjenital. Ajo është shprehur se do të votojë për kandidatin e partisë së gjelbër, Jill Stein.

Lexo po ashtu Zgjedhjet presidenciale amerikane, historikisht kanë qenë të mbushura me çudira, mësoni ato më interesantet

“Unë dua gruan e duhur. Ka gra të mëdha që unë i admiroj që kanë drejtuar kombe. Ti ke pasur një grua, unë nuk e di se si jeni ndier ju me të, por unë nuk votoj me vaginën time, apo jo?”

“Kjo është më e madhe se ajo dhe unë nuk duan të shpenzoj më shumë kohë duke folur për Trump dhe Hillary sepse nuk është kjo arsyeja pse unë jam këtu. Kjo është më e madhe se kush fiton këto zgjedhje”, është shprehur Sarandon.

Gara presidenciale në SHBA ka përfshirë gjithë yjet e Hollywoodit dhe muzikës, të cilët kanë dalë hapur në mbështetje të të preferuarve të tyre.

Deklarata provokuese e Sarandon vjen pas asaj të Madonnas, që premtoi se do t’iu bënte seks oral të gjithë atyre që do të votojnë për Clinton.