Brie Larson po i bashkohet kastit të “Fast and Furious 10”, njoftoi ylli dhe producenti i filmit, Vin Diesel përmes Instagramit.
“Po, po, po… ju e shihni këtë engjëll mbi supin tim duke më goditur, ju i thoni vetes tuaj ‘ky është kapiteni Marvel’. Është e qartë se ka dashuri dhe të qeshura në këtë imazh”, ka shkruar aktori një ‘selfie’ me Larson.
“Ajo që nuk e shihni megjithatë, është personazhi me të cilin do të prezantoheni në Fast10”, shtoi Vin.
Diesel, 54-vjeç vazhdoi duke thënë se fansat “nuk e kanë idenë se sa i përjetshëm dhe i mahnitshëm” do të jetë Larson, 32 vjeç në film.
“Përtej bukurisë së saj, intelektit të saj… Oscar-it të saj, është ky shpirt i thellë që do të shtojë diçka që mund të mos e kishit pritur por e keni dëshiruar. Mirë se erdhët në familje Brie”, shkri tutje ai.
Ylli i “Captain Marvel” – e cila fitoi çmimin “Oscar” për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Room” të 2015-ës – nuk është aktorja e parë fituese e “Oscarit” që ka hijeshi një film “Fast and Furious”.
Charlize Theron dhe Helen Mirren u shfaqën në “Fate of the Furious” dhe “F9”, respektivisht.
Njoftimi për kastin e Larson vjen një muaj pasi u zbulua se Jason Momoa do të luajë gjithashtu në pjesën e 10-të të “Fast and the Furious”.
“Është argëtuese, mund të luaj djalin e keq, gjë që nuk kam arritur ta bëj për një kohë”, tha aktori i “Aquaman”, 42 vjeç, për “Entertainment Tonight” në mars. /Telegrafi/