Telegrafi

Aktorja Albulena Kryeziu është shtatzënë (Foto)

Aktorja e njohur Albulena Kryeziu, është shtatzënë.

Bukuroshja nga Peja, e cila është e martuar me regjisorin Ilir Bokshi është tashmë në pritjen e ëmbël të një fëmije.

Lajmin për këtë shtatzëni, e ka zbuloi kolegia e saj, aktorja Anisa Ismajli, e cila në një fotografi të Albulenës me Bubulina Krasniqin në “baby shower-in” e saj, kishe komentuar: “Sa mirë, dy shoqe + dy bebusha”.

Ka mjaftuar ky koment që fansat të mësojnë se Kryeziu është shtatzënë.

Aktorja përndryshe ka qenë pjesë e disa projekteve filmike vendore si paraqitja në serialet e njohura “Stinë Dashurie” dhe “O Sa Mirë”, si dhe në plot filma e shfaqje tjera filmike. /Telegrafi/

 

Aktorja Albulena Kryeziu dhe bashkëshorti i saj, regjisori Ilir Bokshi