Site icon Telegrafi

Aktori turk “Çënari” i bashkohet solidarizimit me viktimat nga tërmeti: Me ty Shqipëria ime

E marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, lëkundje këto të cilat u ndjen edhe në Kosovë dhe më gjerë.

I pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Si rrjedhojë deri më tani janë konfirmuar dhjetë viktima nga kjo ngjarje fatkeqe, me të cilën janë solidarizuar të gjithë shqiptarët anë e kënd globit.

Lexo po ashtu Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale

Edhe yjet nga bota e muzikës dhe argëtimit kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe me mesazhe solidarizuese për Shqipërinë.

Një ndër ta është edhe aktori i mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili njihet si bashkëshorti i modeles shqiptare, Almeda Abazi.

Tolgahan ka publikuar në InstaStory një imazh të hartës së Shqipërisë, ku shihej me zemër rrethuar pjesa ku pati epiqendrën tërmeti, ndërsa shkruhej në mbishkrimin e saj: “Me ty Shqipëri”.

Foto: Tolgahan Sayisman/InstaStory

Aktori turk përndryshe ka qenë muaj më parë prezent në edhe në Kosovë, ku është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Kulturës. /Telegrafi/

Exit mobile version