Ylli i “Stars Wars”, Mark Hamill, po mbledh para për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës të blejë drone zbulimi.
Aktori dhe ambasadori i UNITED24 – një iniciativë globale për të mbështetur Ukrainën – tha se ai ishte duke mbledhur fonde për 10 dronë skaut RQ-35 Heidrun.
Droni mund të transmetojë video në kohë reale, gjë që e lejon atë të mbledhë inteligjencë, pa ekspozuar operatorin.
Today I’ll be meeting with members of the Ukrainian Army of drone operators via zoom to thank them for their service, offer my encouragement & get the latest update on their progress. I also want to thank YOU for your much needed donations!? https://t.co/dfBz9iFeVX
— Mark Hamill (@MarkHamill) March 24, 2023
Në një postim në Twitter, Hamill tha se do të takohej me anëtarët e ushtrisë ukrainase sot për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre dhe “të marrë përditësimin më të fundit mbi përparimin e tyre”.
Mbledhja e fondeve është nisur me kërkesë të forcave të armatosura të Ukrainës.
Ndër tjerash, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendi i tij ka nevojë për aeroplanë për ta larguar pushtimin rus.
Kujtojmë që Rusia ka nisur pushtimin ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/