“Klubi 27” është një term që i referohet një numri të yjeve të njohura, kryesisht të muzikës, që kanë vdekur në moshë 27 vjeçare, zakonisht si pasojë e abuzimit me alkool dhe drogë, apo me dhunë, në formë vrasjeje apo vetëvrasjeje.
Numri i të famshmëve që kanë vdekur pikërisht në këtë moshë dhe rrethanat e çuditshme të vdekjeve të tyre të parakohshme, kanë nxitur dyshime se diçka e pazakontë po ndodh.
Brian Jones, Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe Jim Morrison, të gjithë vdiqën në moshë 27 vjeçare në periudhën gjatë viteve 1969 dhe 1971, dhe që atëherë kjo koincidencë filloi të dukej e çuditshme.
Gjithçka kulmoi me vdekjen e Kurt Cobain në vitin 1994, i cili bëri vetëvrasje në moshë 27 vjeçare dhe që atëherë lindi ideja e “Klubit 27”.
Në vitin 2011 këtij ‘klubi’ iu bashkua edhe këngëtarja Amy Winehouse që riktheu vëmendjen mediatike te i ashtuquajturi “Klubi 27”.
Dhe tani, vdekja e aktorit Anton Yelchin, sërish rikujton “moshën kritike” për vdekjen e personaliteteve të njohura. /Telegrafi/
LEXONI PO ASHTU: Ndërron jetë në moshë 27 vjeçare aktori i “Star Trek”