Telegrafi

Aktori Sopi ironizon aktualitetin në Maqedoni (Foto)

Aktori tetovar Hasim Memishi-Sopi ka vazhduar me ironinë duke komentuar ngjarjet aktuale në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni

”Mirësevini në vendin ku këngëtarët paguhen 5000 euro në natë, kurse mjekët 500 euro në muaj, në vendin me cover foto me libra, kurse realitet me tentene, në vendin ku petat i gjoditim, kurse llafet hiç, mirësevini në vendin ku futbollistët i blejmë 100 milion euro, por në dyqan marrim veresi, në vendin ku festohet nën çadra, por jetohet mbi mbeturina, mirësevini në vendin ku në protesta ka më shumë gazetar se protestues, në vendin ku inspektorët janë fotoreporter…. Mirësevini në vendin ku ministrat dalin prej smokit, kurse lojërat prej qeverisë!!”(sic) shkruan aktori tetovar, me dialekt të Tetovës./Telegrafi/