Site icon Telegrafi

Aktori që luajti plakun në “Squid Game”, O Yeong-su akuzohet për ngacmim seksual

Aktori i “Squid Game”, O Yeong-su është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale pasi dyshohet se ka prekur një grua në mënyrë të papërshtatshme.

Yeong-su, 78 vjeç, u padit nga prokurorët e Koresë së Jugut të enjten pas një ankese nga një grua që pretendonte se fituesi i çmimit “Golden Globe” e preku atë në mënyrë të papërshtatshme në mesin e vitit 2017.

Viktima e supozuar kishte paraqitur një ankesë në polici në dhjetor të vitit të kaluar, por ata e mbyllën çështjen në prill pa ngritur akuza kundër Yeong-su, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan DailyMail.

Por zyra e prokurorit në Suwon, në jug të kryeqytetit të Seulit, rihapi çështjen dhe hetoi akuzat, të cilat Yeong-su i ka mohuar vazhdimisht.

Aktori ka folur më parë për akuzat, duke thënë për mediat lokale vitin e kaluar se ai kishte ‘kapur dorën e gruas në fjalë për t’i treguar asaj rrugën përreth një liqeni’.

Yeong-su i kërkoi falje viktimës së supozuar vitin e kaluar, por këmbënguli se e kishte bërë këtë sepse gruaja tha se “nuk do të bënte bujë për këtë” dhe theksoi se një falje “nuk do të thotë që i pranon akuzat”.

Yeong-su fitoi çmimin e parë “Golden Globe” të Koresë së Jugut në janar për rolin e tij si plaku me emrin Oh Il në hit-serialin e Netflixit, “Squid Game”.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in uroi Yeong-su dhe ekipin e serialit, duke thënë se “Squid Game” i dha shpresë njerëzimit pavarësisht përshkrimit të zymtë të shoqërisë.

“Squid Game”, në të cilën garuesit me para të gatshme luajnë lojëra fëmijërie me pasoja vdekjeprurëse në një përpjekje për të fituar çmim marramendës, u bë një sensacion në mbarë botën dhe lansimi më i madh i serialeve origjinale të Netflixit.

I lindur në vitin 1944 në atë që tani është një qytet kufitar i Koresë së Veriut të Kaepung, O konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës në Korenë e Jugut, duke u shfaqur në më shumë se 200 produksione skenike që nga viti 1963 dhe duke fituar një numër çmimesh të mëdha.

Ai gjithashtu ka luajtur shumë personazhe karizmatike në filma dhe shfaqje televizive.

Ai tha gjatë një paraqitje televizive në tetor se kishte vendosur t’i bashkohej “Squid Game” nga vlerësimi për njohuritë e regjisorit mbi parregullsitë sociale.

“Shoqëria jonë kalon sikur mbijeton vetëm numri 1. Numri 2 humbi me numrin 1, por mundi numrin 3. Në fund të fundit, të gjithë janë fitues”, tha ai në atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version